BallinaVendiKronikëTragjedia në Shkozë ku humbën jetën dy bashkëshortët, djali i viktimave: Partneri...

Tragjedia në Shkozë ku humbën jetën dy bashkëshortët, djali i viktimave: Partneri i motrës i vuri flakën banesës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike në Shkozë të Tiranës, ku Ismete dhe Agim Ziu humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Djali i çiftit ka rrëfyer se zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht nga partneri i motrës së tij, pas një konflikti mes tyre.

Sipas dëshmisë së tij, i dyshuari kishte tentuar të kontaktonte disa herë partneren, por ajo nuk i ishte përgjigjur telefonatave, pasi ishin konfliktuar dhe kishte fikur telefonin.

Djali i viktimave pretendon se, pas kësaj situate, partneri i motrës ka shkuar pranë banesës së prindërve të tij, ka spërkatur derën me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.

Në momentin e ngjarjes, brenda banesës ndodheshin dy bashkëshortët, vajza e tyre dhe nipi 20-vjeçar, të cilët po flinin.

Kur flakët përfshinë banesën, vajza u zgjua dhe telefonoi të vëllanë, duke i kërkuar të njoftonte menjëherë policinë.

Sipas rrëfimit të tij, motra arriti të nxirrej nga banesa nga zjarrfikësit dhe ndodhej në gjendje më të mirë shëndetësore, ndërsa djali i saj 20-vjeçar pësoi djegie në fytyrë.

Fatkeqësisht, Ismete dhe Agim Ziu mbetën të bllokuar brenda banesës. Sipas të birit, ata kërkuan ndihmë nga dritarja, por nuk arritën të shpëtonin.

Djali i çiftit ka zbuluar gjithashtu se partneri i motrës kishte shfaqur më herët sjellje xheloze dhe, sipas tij, konsumonte shumë alkool.

Ai pretendon se i dyshuari kishte shkuar disa herë gjatë natës në banesën e prindërve, duke i kërcënuar me fjalët: “Do ju vras”.

Megjithatë, familjarët nuk i kishin denoncuar këto episode, pasi, sipas dëshmisë së tij, nuk i kishin marrë seriozisht kërcënimet.

Ngjarja ka përfunduar me humbjen tragjike të jetës së dy bashkëshortëve, ndërsa autoritetet pritet të zbardhin plotësisht shkaqet, rrethanat dhe përgjegjësinë për zjarrin.

Pretendimet e ngritura nga djali i viktimave mbeten pjesë e dëshmisë së tij dhe nuk përbëjnë ende përfundime zyrtare të hetimit.

spot_img

Artikujt e fundit

Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin, shtohet numri i subjekteve që do paguajnë TVSH

Paketa fiskale 2027 rrezikon të shtojë presionin mbi bizneset duke rritur taksat mbi fitimin...

“Demo të japë llogari për dhunën ndaj protestuesve”/ Debat mes Tabakut dhe Bidos te Komisioni për të Drejtat e Njeriut: Do e bënte në...

Demokratja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e...

Qendra Kombëtare e Biznesit anulon regjistrimin e shitjes së Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli mbetet i vetmi PRONAR

Qendra Kombëtare e Biznesit ka anuluar vendimin për regjistrimin e shitjes së 47 për...

Më shumë