BallinaUncategorized“Ose unë, ose Behgjet Pacolli duhet të mbajmë përgjegjësi!”, Valon Ademi kundërshton...

“Ose unë, ose Behgjet Pacolli duhet të mbajmë përgjegjësi!”, Valon Ademi kundërshton vendimin e QKB-së për Aeroportin e Vlorës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Valon Ademi, pronari i kompanisë 2A Group, ka reaguar ashpër pas vendimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për të anuluar regjistrimin e transferimit të 47% të kuotave të Aeroportit të Vlorës nga kompania MABCO e Behgjet Pacollit.

Ademi e konsideron të paligjshëm vendimin e QKB-së, duke këmbëngulur se kompania e tij vazhdon të zotërojë 49% të kuotave të shoqërisë koncesionare Vlora International Airport (VIA).

“2A Group ka qenë, është dhe mbetet ortake me 49% në Aeroportin e Vlorës”, deklaron ai.

Sipas Ademit, QKB ka ndryshuar të dhënat në regjistrin tregtar, por nuk ka anuluar kontratën noteriale të shitblerjes së kuotave.

“Ndryshimi i të dhënave në regjistër nuk ia rikthen shitësit kuotat që ka shitur, pavarësisht se si paraqitet kjo në titujt e lajmeve”, shkruan ai.

Ademi argumenton se kontrata mbetet në fuqi dhe se nuk ekziston një vendim gjyqësor që ta ketë shpallur të pavlefshme. Për këtë qëndrim, ai i referohet nenit 690 të Kodit Civil dhe nenit 74 të ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”.

Ai paralajmëron se 2A Group do ta kundërshtojë vendimin e QKB-së me të gjitha mjetet ligjore.

Në reagimin e tij, Ademi i kërkon Prokurorisë së Tiranës dhe SPAK-ut të hetojnë konfliktin mes tij dhe Behgjet Pacollit, duke deklaruar se përgjegjësia duhet të përcaktohet nga drejtësia.

“Opinioni publik duhet ta dijë sa më shpejt nëse Valon Ademi e ka mashtruar Behgjet Pacollin apo ka ndodhur e kundërta”, shprehet ai.

Ademi pretendon gjithashtu se kompania e tij ka qenë e para që ka kallëzuar veprimet e MABCO-s dhe Pacollit, të cilat i konsideron mashtruese.

Një tjetër pjesë e reagimit lidhet me biznesmenin kazak Timur Kulibajev dhe fondacionin offshore Compartment Berninas, të cilët Ademi i përmend në lidhje me konfliktin për kontrollin e aeroportit.

“Aeroporti i Vlorës nuk do të bëhet kurrë pronë e Compartment Berninas e as e Timur Kulibajev-it, dhe për këtë do të qëndrojmë me të gjitha mjetet ligjore dhe jo vetëm”, deklaron ai.

Reagimi vjen pasi QKB, më 26 tetor, pranoi ankimin e MABCO-s dhe shfuqizoi regjistrimin e transferimit të 47% të kuotave, të miratuar më 19 tetor.

Vendimi i QKB-së lidhet me mungesën e pëlqimit paraprak me shkrim të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), të kërkuar nga marrëveshja e barrës siguruese.

Megjithatë, vetë QKB ka sqaruar se mungesa e këtij pëlqimi nuk nënkupton automatikisht pavlefshmërinë e kontratës së transferimit.

Konflikti mes dy ortakëve mbetet i pazgjidhur, ndërsa pretendimet e palëve për pronësinë dhe përgjegjësitë ligjore kërkojnë shqyrtim nga institucionet kompetente.

spot_img

Artikujt e fundit

Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër

Paketa Fiskale 2027 sjell lehtësi për konsumatorët dhe një pjesë të të punësuarve, por...

Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike

Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO...

Vijon rezistenca e studentëve! Protestuesit nisin marshimin nga Rruga e Durrësit, drejtohen drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt...

Bizneset kundër Paketës Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin

Rritja e tatimit mbi fitimin në 17%, e tatimit mbi dividendin nga 8% në...

Më shumë

Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër

Paketa Fiskale 2027 sjell lehtësi për konsumatorët dhe një pjesë të të punësuarve, por...

Konflikti mes GJKKO-së dhe Dhomës së Avokatisë, reagon Ilir Meta: Kuvendi dhe KLGJ po heshtin, këtu ka regji politike

Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me konfliktin mes GJKKO...

Vijon rezistenca e studentëve! Protestuesit nisin marshimin nga Rruga e Durrësit, drejtohen drejt Kryeministrisë

Protestuesit kanë nisur marshimin nga Rruga e Durrësit në Tiranë, duke u drejtuar drejt...