BallinaKosovaGjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u...

Gjenden pas 27 vitesh mbetjet mortore të tre intelektualëve kosovarë që u vranë gjatë luftës, Kurti: U identifikuan me anë të ADN-së në Kulladër e Jabukë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Janë identifikuar edhe mbetjet mortore të tre personave të “Grupit të Intelektualëve”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se është bërë identifikimi i Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti.

Kurti u ka treguar po ashtu se është njoftuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, derisa, familjarëve u ka shprehur ngushëllime.

“Komisioni, bashkë me institucionet tjera përkatëse, tashmë i ka informuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë. Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Kurti.

Në shtator u identifikuan edhe Idriz Rreci, Adem Beqiri dhe Salih Mëziu pjesë e “Grupit të Intelektualëve”.

Nga gërmimet e korrikut dhe gushtit në tre lokacione në Zubin Potok janë zhvarrosur mbetjet mortore të 23 personave, që dyshohen se u përkasin “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës” të zhdukur me forcë në 1999.

Tre persona po hetohen për rastin nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile.

spot_img

Artikujt e fundit

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 14:10 të ditës së sotme, Spitali i Bulqizës ka njoftuar Sallën...

Agron Shehaj i bindur për zgjedhjet lokale: Koalicioni mes përfaqësuesve të protestës dhe partitë e reja, fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka shprehur se nëse do të ndodhte një...

U vetëplagos me armën e shërbimit, reagon Ministria e Mbrotjes: Efektivi është nisur me urgjencë drejt Traumës

Ministria e Mbrotjes ka reaguar për plagosjen e rëndë të efektivit gjatë kryerjes së...

E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari...

Më shumë