BallinaVendiKronikëTensione të forta te Kryeministria, efektivët fusin në furgon dy aktivistë, protestuesit...

Tensione të forta te Kryeministria, efektivët fusin në furgon dy aktivistë, protestuesit i rrethojnë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Përplasje të forta mes punonjësve të Policisë së Shtetit dhe protestuesve që kanë dalë pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, sepse qytetarët nuk kanë lejuar efektivët që të shoqërojnë aktivistët Edison Lika dhe Dritan Goxhaj.

Protestuesit kanë rrethuar furgonin e patrullës dhe për disa minuta janë përplasur me efektivët, duke kërkuar që dy aktivistët të nxirreshin nga furgoni dhe të liheshin të lirë.

Sipas informacioneve paraprake, shoqërimi i tyre ka ardhur pas një përplasjeje me efektivët e policisë, pasi dy protestuesit kanë refuzuar të marrin fletën e gjobës së vendosur ndaj tyre.

Efektivët fusin në furgon dy aktivistë, protestuesit i rrethojnë

Policët që shkuan me furgon në mes të turmës kanë qenë të papërgatitur dhe janë gjendur në mes të turmës që i rrethoi dhe disa herë tentonte të hapte me forcë furgonin, ndaj pas disa minutash aty mbërritën përforcime.

Dhjetëra efektivë të Shqiponjave hodhën spraj dhe i larguan me forcë protestuesit, për të liruar rrugën për furgonin me dy protestues.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

“Edhe në Spaç po të më çoni 100 vjet, nuk përkulem”/ Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg: S’e delegoj Bashkinë, PS...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar ditarin e takimit me ministrin e Drejtësisë,...

Tragjedi në Itali, humb jetën biznesmeni shqiptar, i ra dera metalike në kokë

Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani, ka humbur jetën tragjikisht...

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, rritet nafta dhe ulet benzina

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri,...

Vrau me thikë një shqiptar në Itali, arrestohet në Vlorë 47-vjeçari i dënuar me 20 vite burg! Në pranga edhe 2 të kërkuar

Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar gjatë...

Më shumë