BallinaVendiAktualitetShtyhet seanca për Adriatik Llallën, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e...

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeprokurorit për parashkrimin e dënimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie. Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 16 nëntor, në orën 08:30.

Gjatë seancës së sotme, prokurorja e Posaçme e SPAK, Enkelejda Millonai, pasi dëgjoi parashtrimet, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara në këtë proces. Për këtë arsye, gjykata vendosi të shtyjë shqyrtimin e kërkesës.

Llalla kërkon që dënimi i dhënë ndaj tij në vitin 2021, me vendim të formës së prerë, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga vendimi, pa e vuajtur dënimin me dy vite burgim.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa në proces u përfaqësua nga avokati i tij. Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Gjatë hetimeve ndaj tij, Llalla u largua drejt Italisë, ku u arrestua dhe më pas u la nën masa mbikëqyrjeje, pa iu dorëzuar autoriteteve shqiptare. Ndërkohë, procesi penal ndaj tij vijoi në Shqipëri.

spot_img

Artikujt e fundit

BE lëshon alarmin për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Raport progresi: Probleme me AKU-në, pesticidet dhe laboratorët, rrezik korrupsioni në inspektime

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin...

Ngjarje e rëndë në Burrel! 43-vjeçarja dyshohet se leu me benzinë dhe i vuri flakën babait 89-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rremull të Burrelit, ku një 89-vjeçar...

Dyshohet se vrau babanë dhe tha se e sulmoi ariu! Kush është Gazmir Fiku, prej më shumë se një dekade supervizor në OSHEE

Personi që shihni në këtë fotografi, është Gazmir Fiku, supervizor në OSHEE për më...

Më shumë