BallinaVendiKronikëTragjike/ Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet...

Tragjike/ Konfirmohet viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënojat e pallatit trupi i 69-vjeçarit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka shkuar në dy numri i viktimave pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura kanë gjetur nën rrënojat e godinës trupin e pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro.

Viktima e dytë rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ibro, është pronari i apartamentit në katin e tretë ku dyshohet se nisi shpërthimi i bombolës së shtëpisë së tij dhe hodhi në tokë pallatin.

Si pasojë e shpërthimit gjeti vdekjen edhe një e moshuar 83 vjeçare ndërsa 10 persona të afiksuar morën ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa shkatërroi totalish pallatin duke e kthyer në të pabanueshëm. Struktura e pallatit u dëmtua tërësisht, 3 kate u bashkuan në një, fasadat u rrëzuan ndërsa banorët, të moshuar e fëmijë u evakuuan me shkallë emergjence nga ekipet zjarrfikëse. Ekspertët e vlerësuan godinën të pabanueshme, ndërsa Bashkia mori masa për strehimin e banorëve.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Policia zbardh 5 raste vjedhjesh në Kavajë, arrestohet 31-vjeçari

Pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë janë zbardhur nga Policia,...

Sekuestrohen mbi 24 kg kanabis dhe 78 bimë narkotike në Vaun e Dejës, arrestohet 57-vjeçari pas disa muajsh hetime

Një 57-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet...

Parlamenti francez rrëzon projektbuxhetin e vitit 2027/ Asnjë votë pro Macron, 458 deputetë votuan kundër tij

Parlamenti francez ka rrëzuar në leximin e parë projektbuxhetin e shtetit për vitin 2027,...

Shtyhet seanca për Adriatik Llallën, ja kur do të shqyrtohet kërkesa e ish-kryeprokurorit për parashkrimin e dënimit

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për kërkesën e ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla,...

Më shumë