BallinaUncategorizedAsambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, zbardhet mesazhi që...

Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, zbardhet mesazhi që u është dërguar anëtarëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick” në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30, ndërsa konfirmimi u është komunikuar zyrtarisht anëtarëve të Asamblesë përmes një mesazhi.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Ju njoftojmë që ditën e shtunë (14.11.2026), ora 10:30, Lalëz, Durrës do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste”, thuhet në njoftimin e dërguar anëtarëve, të cilëve u kërkohet të marrin masat për pjesëmarrjen.

Ky zhvillim konfirmon lajmin e publikuar më herët. Në këtë mbledhje pritet që fokusi kryesor të jetë përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe organizimi i strukturave në të 46 bashkitë.

Një tjetër çështje me interes pritet të jetë formula që do të përdoret për përzgjedhjen e kandidatëve socialistë për kryetarë bashkish.

Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe zhvillimeve politike brenda Partisë Socialiste, përfshirë debatet e fundit dhe qëndrimet e figurave të ndryshme të kësaj force politike. Deri më tani nuk është bërë publike axhenda zyrtare e mbledhjes dhe as temat konkrete që do të diskutohen.

Asambleja Kombëtare e 14 nëntorit pritet të shërbejë si një moment për diskutimin e organizimit të brendshëm të PS-së dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

spot_img

Artikujt e fundit

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në favor të...

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare...

Mëngjes i zi në Bullgari: Dy aksidente me 86 mjete, të paktën 11 të vdekur dhe 49 të plagosur. Qeveria anulon mbledhjen

Tragjedi në autostradën Trakia në Bullgari. Sipas informacionit të deritanishëm, të paktën 11 persona...

Më shumë