BallinaEditorialShënim nga Albania Today/Demokratët mbrojnë doktorin me argumentin që i leverdis Edi...

Shënim nga Albania Today/Demokratët mbrojnë doktorin me argumentin që i leverdis Edi Ramës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Partia Demokratike, përfaqësuesit e saj madje dhe doktori nuk e kanë pasur të lehtë për t’u mbrojtur para thirrjes tanimë disa mujore që kanë të rinjtë dhe protestuesit, që kërkojnë edhe largimin e Berishës, përpos Ramës.

Nga presioni i sheshit dhe ngaqë kjo është një pyetje që u bëhet në çdo studio, drejtuesit dhe deputetët demokratë janë reduktuar shpesh në argumenta, dhe kanë nxjerrë si më kryesorin atë që Berisha në ditën e tij më të vështirë ka marrë 500 mijë vota.

Dhe kjo e bën atë legjitim dhe të pacënueshëm në thirrjet për largim e për ndryshim.

Ka një problem shumë të madh me këtë tezë, që në një farë mënyrë më shumë se sa tek PD dhe kreu i saj, çon ujë tek Edi Rama.

Pikërisht, Kryeministri thotë se nuk ka ndërmend ta dëgjojë zërin e studentëve apo të flamingove, pasi është mandatuar nga 850 mijë shqiptarë.

Nëse Berisha është legjitim dhe i votëbesuar nga gjysëm milioni qytetarë, përse nuk qenka Rama që ka edhe 350 mijë më shumë mbështetës, të regjistruar në zgjedhjet e fundit.

Dita e zgjedhjeve është padyshim matësi më i mirë i krediteve të secilit politikan që kërkon të qëndrojë në lojë, apo më shumë, të qeverisë.
Por, ai verdikt nuk mund të merret si i mirëqënë, një herë e përgjithmonë, derisa të vijë pas 4 vitesh data tjetër.

Nëse jemi në demokraci, qytetarët janë në të drejtën e tyre që të kërkojnë ndryshim, edhe një muaj pasi janë shprehur, kur ata që kanë zgjedhur nuk i përfaqësojnë më.

Ndryshe do të ishim në një sundim 4 vjeçar. Ashtu, kushdo që mund ta marrë mandatin, mund të sillet si të dojë, nëse do të japë llogari e do të përgjigjet para qytetarëve vetëm pas 4 viteve.

Ndaj argumenti me të cilin demokratët mbrojnë doktorin, në fakt i leverdis më shumë Edi Ramës.

spot_img

Artikujt e fundit

Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, zbardhet mesazhi që u është dërguar anëtarëve

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin...

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në favor të...

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare...

Më shumë

Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, zbardhet mesazhi që u është dërguar anëtarëve

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin...

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, konstaton shkelje nga Shqipëria për paraburgimin. Shteti duhet ta dëmshpërblejë me 5,450 euro

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka vendosur në favor të...