Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i është përgjigjur kërkesës së bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në Asamblenë e Partisë që zhvillohet këtë të shtunë.
Klosi tha se Veliaj fillimisht duhet të marrë një përgjigje nga organet e drejtësisë, konkretisht nga Prokuroria e Posaçme, nëse mund të marrë leje për të folur në asamble dhe më pas kërkesa do të diskutohet dhe në forumet e partisë.
“U njoha me atë letër, është një moment që do ta diskutojmë në forumet tona”, u përgjigj Klosi.
Po nëse SPAK i jep leje, a do ta mirëpresë PS Veliajn? Klosi tha: “Pastaj do ta gjykojmë në bazë të një vendimi që do të marrin organet e drejtësisë ne nuk gjykojmë organet e drejtësisë së re. Ato e kanë krijuar këtë ngërç, nuk e kanë krijuar organet e partisë”.
Në një intervistë për Klan News, sekretari i PS u ndal dhe te paraburgimi, një masë që sicc theksoi nga ai është kundërshtuar nga PS.
“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne e kemi kundërshtuar që ditën e parë, për faktin e moslejimit të funksioneve të ushtrimit të detyrave të tij si kryetar bashkie i zgjedhur në një qytet që e ndjen nevojën e e të pasurit të një kryetari në detyrë. Ne e kemi kundërshtuar këtë situatë, kemi bërë përpjekje jo të vogla për të krijuar një bazë ligjore qa ta kundërshtojë procesin e paraburgimit si masë e parë, sepse jemi keq me paraburgimin, edhe krahasuar më Rusinë jemi më keq për njerëzit e paraburgosur përpara se të marrin dënim dhe të dënohet dhe kjo është një situatë krejt absurde. Por nuk është një raport me asamblenë, por është një raport me drejtësinë. Ne e kemi kundërshtuar, e kemi cilësuar një nga momentet qe duhet të kemi reflektim. Është një praktikë e draftuar në konsultim me publikun për të pasur një qëndrim të plotë. Por siç e thashë raporti i kërkesës që ju përmendni është një raport me organet e drejtësisë jo me të partisë”, tha Klosi ndërsa ngriti dhe shqetësimin e paraburgimit“, shtoi më tej Klosi.
Ora 10 e 30 e të shtunës do ta gjej të mbledhur Asamblenë Kombëtare të PS në një resort në Gjirin e Lalzit. Pasi është njohur me datën dhe vendin e mbledhjes së asamblesë, kreu bashkisë Tiranë nga burgu i Fierit i ka drejtuar një kërkesë, të cilën e quan urgjente për pjesëmarrje në asamble, sekretarit të përgjithshëm të PS Blendi Klosi, prokurorit të SPAK dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur ai është ankuar për shkelje të të drejtave.



