BallinaVendiAktualitetErjon Vishkulli hyn nesër në operacionin vendimtar për shkimin e tij, Stresi...

Erjon Vishkulli hyn nesër në operacionin vendimtar për shkimin e tij, Stresi i dedikon fjalët prekëse: Forca vëlla, nuk je vetëm

Publikuar më

spot_imgspot_img

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari nga Elbasani, i cili u plagos me plumb gome në sy para dy javësh në protestën kombëtare që u mbajt në Tiranë, ditën e nesërme do të kryejë operacionin përfundimtar për sa i përket shikimit në syrin e majtë.

Lajmin e ka konfirmuar dhe artisti i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ku me një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa fjalë zemre, 28-vjeçarit, teksa i uron dalje sa më të mirë nga operacioni.

“Nesër vëllai jonë hyn në sallën e operacionit, pasi humbi syrin në  protestë. Asnjë njeri nuk duhet të paguajë me shëndetin dhe trupin e tij për të drejtën për të protestuar. Lutem që operacioni të shkojë sa më mirë dhe Zoti t’i japë forcë për ta përballuar këtë betejë. Drejtësia nuk duhet të mbetet vetëm një fjalë. Forca vëlla, nuk je vetëm!”, shkruan Stresi në postimin e tij.

Kujtojmë se 28-vjeçari nga Elbasani, u plagos me plumb gome në sy para dy javësh në protestën kombëtare që u mbajt në Tiranë, e thirrur nga të rinjtë dhe eksponentë të Partisë Demokratike. Plagosja e tij i shokoi të gjithë, pasi ai u shfaq në mes të turmës i gjakosur në syrin e majtë.

Pas ndërhyrjes së kryer me sukses, në spitalin Gemelli në Romë, Erjon Vishkulli doli nga ambientet e spitalit të enjten e kaluar, më 29 tetor, nga ku ndau një foto përbri të cilës shkruajti: Kur Zoti vendos të bëjë mrekulli, asgjë nuk është e pamundur.

Të mërkurën e ardhshme, më 11 nëntor, Erjoni do t’ i nënshtrohet operacionit të radhës në të njëjtin spital,  ndërhyrje përmes së cilës shpresohet t’i shpëtohet shikimi në syrin e majtë të 28-vjeçarit.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

IDENTIFIKOHET shqiptari që u vra pasditen e sotme në Spanjë, kush është 39-vjeçari nga VLORA (EMRI)

Është identifikuar 39-vjeçari shqiptar, i cili u vra me armë zjarri në një atentat...

Tre vite burg për fotografinë me flamurin trengjyrësh në Shkodër, reagon politikani malazez: Procesi ishte i motivuar politikisht

Kryetari i partisë “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajković, ka deklaruar se është...

Kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, Klosi i përgjigjet Veliajt: Merr leje nga SPAK njëherë, do ta diskutojmë në forume

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi i është përgjigjur  kërkesës së bërë...

Lajm i trishtë për arsimin shqiptar, humb jetën mësuesja e fillores në Mat! Rudina Selmani i dedikoi 35 vite jetë brezave të ndryshëm

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme nga shkolla “Ali Xhetani Zenisht”,...

Më shumë