BallinaVendiPolitikëRama kërkoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Klosi: Ata s’mund...

Rama kërkoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës nga PS, Klosi: Ata s’mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por nuk ka sens përjashtimi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar sërish lidhur me Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë Kombëtare për përjashtimin e tyre.

Klosi thotë se të dy nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por përjashtimi i tyre nga PS nuk ka kuptim.

“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.

Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.

Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj asambleje”, shkruan Klosi.

spot_img

Artikujt e fundit

E shtunë me reshje shiu, por e diela sjell surpriza! Parashikimi i moti për ditët në vijim

Moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm gjatë fundjavës në të gjithë qytetet...

Tragjedi në Austri, 47-vjeçari shqiptar vret gruan e tij, DETAJE: E qëlloi me armë, pastaj 40 herë me kaçavidë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në Australi, ku një 47-vjeçar me origjinë...

Më shumë