BallinaVendiKronikëNgjarje e rëndë në Gjirokastër! 17 vjeçari abuzon me 10 vjeçarin në...

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër! 17 vjeçari abuzon me 10 vjeçarin në prani të dy të miturve, arratiset drejt Greqisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku një 17 vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar në prani të dy fëmijëve të tjerë të mitur.

17 vjeçari është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se është larguar në drejtim të Greqisë para se 10 vjeçari dhe prindërit e tij të bënin kallëzim në policinë e Gjirokastrës.

Të miturit janë intervistuar në prani të psikologes, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të këtij rasti të rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Gjirokastër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë