BallinaRajoni & BotaZbardhet misteri 32-vjeçar, gjendet e gjallë pas më shumë se tre dekadash...

Zbardhet misteri 32-vjeçar, gjendet e gjallë pas më shumë se tre dekadash vajza që u zhduk kur ishte vetëm 13 vjeçe

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një vajzë që u zhduk pa lënë gjurmë 32 vite më parë në një qytet të vogël në Arizona është gjetur e gjallë, duke zgjidhur një nga rastet më të vjetra të pazbardhura.

Christina Marie Plante, tashmë 44 vjeç, u identifikua këtë javë nga autoritetet, duke i dhënë fund një çështjeje që kishte mbetur e hapur për dekada. Ajo ishte parë për herë të fundit në moshën 13-vjeçare, më 15 maj 1994, teksa largohej nga shtëpia e saj në Star Valley për t’u drejtuar drejt stallës së kuajve. Që nga ai moment, ajo “u zhduk pa gjurmë”, shkruan The Sun.

Zhdukja e saj u klasifikua si rrethanë e rrezikshme dhe e dyshimtë, duke nxitur një operacion të gjerë kërkimi nga policia, vullnetarët dhe komuniteti lokal. Megjithatë, për vite me radhë nuk u arrit asnjë gjurmë konkrete dhe rasti u konsiderua si “cold case”.

Rasti u rihap nga zyra e sherifit të qarkut Gila, e cila përmes përdorimit të teknologjisë moderne dhe teknikave të reja hetimore arriti një përparim vendimtar.

Pas më shumë se tre dekadash, autoritetet konfirmuan se Plante është gjetur e gjallë dhe identiteti i saj është verifikuar zyrtarisht. Për arsye privatësie dhe mirëqenieje, detaje të tjera mbi rastin nuk janë bërë publike.

Autoritetet theksojnë se mbeten të angazhuara për zbardhjen e rasteve të tjera të pazgjidhura dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të kontribuojnë me çdo informacion të mundshëm.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë