BallinaVendiKronikëMagazina e kanabisit në Peqin, pezullohen nga puna 7 punonjës policie

Magazina e kanabisit në Peqin, pezullohen nga puna 7 punonjës policie

Publikuar më

spot_img

7 efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra për moszbatim të përmbushjes së detyrave lidhur me kultivimin e kanabisit në magazinën e kanabisit në Peqin ku u gjetën rreth 4 mijë bimë narkotike.

Të pezulluarit nga detyra janë: Komisar Altin Gusho, Komisar Danjel Kacaniku, Nënkomisar Sefer Dushku, Inspektor Muharrem Zylyfi, Nënkomisar Bilbil Lita,  Komisar Denis Sinani dhe Inspektor Arben Koseni.

Masat u bënë prezente nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, gjatë paradites së sotme, në një mbledhje të zhvilluar në DPPSH, me gjithë drejtorët vendorë dhe ata të Kufirit.

Njoftimi i Policisë:

Pezullohen nga detyra 7 punonjës policie, për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, në lidhje me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, më datë 19.03.2026.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera në vendngjarje, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë ligjore, lidhur me rastin e kultivimit të bimëve narkotike në 2 ambiente të mbyllura, në fshatin Kurtaj, Peqin, që u zbuluan më datë 19.03.2026, Drejtoria e Standardeve Profesionale filloi hetim disiplinor, në zbatim të nenit 121, pika 1, germa “i”, të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, “Moszbatim haptazi i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale”, për punonjësit e Policisë:

Komisar A. G., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar D. K., me detyrë Shef i Krimeve në Volum, në Komisariatin e Policisë Peqin;

Nënkomisar S. D., me detyrë Specialist i Policisë Kriminale, në Komisariatin e Policisë Peqin;

Inspektor M. Z., me detyrë Specialist i Policimit në Komunitet, në Komisariatin e Policisë Peqin;

Nënkomisar B. L., ish-shef i Komisariatit të Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll;

Komisar D. S., ish-shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Devoll;

Inspektor A. K., ish-ndihmësspecialist për Policinë Kriminale (agjent) në Komisariatin e Policisë Peqin, aktualisht me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë në Gjadër.

Për këta punonjës, për mangësi të konstatuara gjatë përmbushjes së detyrës, bazuar në nenin 163, pika 3, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 112, datë 24.02.2025, u bë pezullimi disiplinor nga detyra.

Policia e Shtetit është e vendosur për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, për të çuar para drejtësisë autorët e saj, si dhe për të ndëshkuar cilindo punonjës policie që nuk përmbush detyrat funksionale, që bëhet ndihmës apo palë me shtetasit që kryejnë këtë veprimtari.

Artikujt e fundit

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh;  4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në rritje, por një...

“Djalin ma kanë vrarë” – Zhdukja e Ervis Martinajt, Ministri i Brendshëm s’komenton çështjen

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari refuzoi të jepte një koment mbi fatin e të...

Qendra fizioterapeutike kthehet në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet një 40-vjeçare, procedohet një tjetër

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një "fole prostitucioni" në Tiranë. Për pasojë është arrestuar...

Dyshohet se u vetëvra me armë zjarri, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, 40-vjeçari ishte në proces divorci

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 40-vjeçar dyshohet se është...

Më shumë

Pabarazia, 1 milion llogari në banka janë bosh;  4.7% e depozituesve kanë 59% të kursimeve totale

Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në rritje, por një...

“Djalin ma kanë vrarë” – Zhdukja e Ervis Martinajt, Ministri i Brendshëm s’komenton çështjen

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari refuzoi të jepte një koment mbi fatin e të...

Qendra fizioterapeutike kthehet në “fole” prostitucioni në Tiranë, arrestohet një 40-vjeçare, procedohet një tjetër

Një qendër fizioterapeutike ishte kthyer në një "fole prostitucioni" në Tiranë. Për pasojë është arrestuar...