BallinaRajoni & BotaTragjedi në ditën e Pashkëve në Gjermani/ Pema rrëzohet nga era e...

Tragjedi në ditën e Pashkëve në Gjermani/ Pema rrëzohet nga era e fortë, tre persona humbin jetën, mes tyre një foshnje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Tre persona, mes tyre një nënë dhe foshnja e saj, humbën jetën tragjikisht të dielën e Pashkës pasi një pemë u rrëzua mbi një grup njerëzish që po kërkonin vezë në një pyll pranë Flensburgut, në veri të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në zonën Mittelangeln, ku për shkak të erërave të forta një pemë rreth 30 metra e lartë u rrëzua mbi ta. Katër persona mbetën të bllokuar nën pemë.

Në vendngjarje humbën jetën një 16-vjeçare dhe një 21-vjeçare, ndërsa vajza 10-muajshe e kësaj të fundit u dërgua me helikopter në spital, ku më vonë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Një tjetër vajzë 18-vjeçare mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa disa persona të tjerë pësuan lëndime të lehta. Sipas policisë, në momentin e ngjarjes në pyll ndodheshin rreth 50 persona.

Autoritetet dyshojnë se rrëzimi i pemës është shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike dhe erërat e forta, por hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë vijojnë.

Në vendngjarje ndërhynë dhjetëra forca shpëtimi, përfshirë zjarrfikës, policinë dhe një helikopter, ndërsa të pranishmëve iu ofrua ndihmë psikologjike. Sipas mediave, mbi 80 efektivë morën pjesë në operacionin e emergjencës.

Institucioni që kishte organizuar aktivitetin e përshkroi ngjarjen si një tragjedi të rëndë që tronditi komunitetin, ndërsa autoritetet gjermane shprehën ngushëllime për familjet e viktimave.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...