BallinaVendiPolitikëKonferenca e Kryetarëve "rrëzon" opozitën, i thotë “JO” komisioneve hetimore për rrugët...

Konferenca e Kryetarëve “rrëzon” opozitën, i thotë “JO” komisioneve hetimore për rrugët e shembura dhe veprimtarinë e AKSHI-t

Publikuar më

spot_imgspot_img

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për shembjen e disa rrugëve në vend.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kërkonin ngritjen e komisionit hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”.

“Argumenti se kontratat janë subjekt i drejtësisë dhe se nuk mund të ketë komision hetimor nuk qëndron. Gjykata Kushtetuese, në një vendim të saj të vitit 2014, shprehet se fakti që organet e tjera kushtetuese përmbushin detyrat e veta nuk mund të shërbejë kurrsesi si argument për të refuzuar ushtrimin e detyrave nga Parlamenti.

Ne nuk po kërkojmë të bëjmë punën e prokurorisë, por të verifikojmë kontratat, të konstatojmë problematika, qoftë edhe për mënyrën se si funksionojnë institucionet, dhe të bëjmë propozime ligjore.

Dhe e përsëris, ju e keni detyrim kushtetues ngritjen e komisioneve hetimore. E vetmja çështje ku ju mund të pretendoni është objekti, formulimi i objektit. Ne jemi të hapur për propozimin tuaj në lidhje me objektin, nëse keni. Por nuk dëgjova që ju keni një formulim alternativ”, tha kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Po ashtu në mbledhjen e sotme, u rrëzua edhe kërkesa tjetër e PD, për ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e AKSHI-t, pas skandalit me tenderët që ka përfshirë këtë institucion.

Artikujt e fundit

I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera...

Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi...

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Më shumë