BallinaVendiPolitikëGjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i...

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë vendit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku lidhur me masën “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Gjyqtari Ilir Panda vendosi të mos pranojë kërkesën e ish-numrit dy të qeverisë, të cilës me vendim të GJKKO i është bllokuar pashaporta që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tendera.

Gjykata e Lartë rrëzoi edhe ankimin e ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili mbetet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe.

Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Madhe. Këto dy afera i kanë kushtuar buxhetit të shtetit qindra miliona euro.

Ndërkohë, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj ish-zv.kryeministres. SPAK ka adresuar disa shkresa në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri për të kërkuar informacione mbi pasurinë e Ballukut, ndërkohë që kanë kërkuar të dhëna edhe në ILDKPI dhe disa institucione të tjera. Gjithashtu një hetim ka nisur edhe për kompanitë që kanë bashkëpunuar me ish-ministren.

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë