Dy kryetarë socialist të dy komisioneve parlamentare Farmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkojnë sqarime për mënyrën e transferimit të Erion Veliajt nga paraburgimi Durrësit në atë të Fierit.
Një burim nga grupi parlamentar i PS në dijeni të këtij zhvillimi tha se kjo kërkesë depozituar në Kryesinë e Kuvendit paraditen e kësaj të enjteje, i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë
Dy kryetarët socialist të këtyre dy komisioneve parlamentare kërkojnë të dinë nëse Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kishte vënë në dijeni Ministrinë e Drejtësisë për urdhrin e vlerësuar prej tyre ai sekret shtetëror, të lëvizjes të Erion Veliajt.
Po ashtu kërkojnë tu vihet në dispozicion praktika dokumentare e këtij procesi.
Ky zhvillim i dy ligjvënësve socialist vjen pas një debati në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS ku Bledi Çuçi, kërkoi shpjegime nga Ministri Drejtësisë Toni Gogu për Erion Veliajn.
“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.
Ndërsa Toni Gogu i është përgjigjur se pret ti vijë informacioni.



