BallinaRajoni & BotaTrump paralajmëron bllokadë në Ngushticën e Hormuzit pas dështimit të bisedimeve me...

Trump paralajmëron bllokadë në Ngushticën e Hormuzit pas dështimit të bisedimeve me Iranin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA do të nisë bllokimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pasi bisedimet me Iranin përfunduan pa marrëveshje.

Sipas burimeve, gjatë takimeve maratonë të zhvilluara këtë fundjavë, palët mbetën të bllokuara në negociata për programin bërthamor të Teheranit dhe kontrollin e ngushticës strategjike.

Trump njoftoi se Marina Amerikane do të fillojë menjëherë kontrollin dhe ndalimin e çdo anijeje që tenton të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit.

“Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të nisë procesin e BLLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”, shkroi ai në rrjetin Truth Social.

Ai shtoi se në një moment do të rikthehet lëvizja e lirë e anijeve, por akuzoi Iranin se ka krijuar pasiguri duke përmendur vendosjen e mundshme të minave në ujëra.

“Ky është shantazh global”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan paralajmëroi gjithashtu se SHBA do të ndalojë çdo anije që ka paguar tarifa ndaj Iranit për kalimin në këtë rrugë ujore, duke e cilësuar këtë praktikë si të paligjshme.

“Kam urdhëruar Marinën të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar tarifë ndaj Iranit. Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt”, deklaroi ai.

Trump theksoi se forcat amerikane do të fillojnë edhe operacionet për pastrimin e minave të vendosura në ngushticë, duke paralajmëruar reagim të ashpër ndaj çdo sulmi nga ana e Iranit.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani ka shkaktuar tronditje në ekonominë globale, ndërsa një nga kushtet kryesore të SHBA për arritjen e një marrëveshjeje ishte rikthimi i lëvizjes së lirë në këtë korridor jetik.

Në një reagim të dytë, Trump përsëriti kërkesën që Irani të hapë menjëherë këtë rrugë ndërkombëtare detare.

spot_img

Artikujt e fundit

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Më shumë