BallinaVendiPolitikëRama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do...

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja e orarit të qëndrimit të fëmijëve në shkollë deri në orën 17:00, me qëllim krijimin e më shumë mundësive për aktivitete sportive, kulturore dhe artistike.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Rama bëri të ditur se qeveria ka parashikuar një buxhet të posaçëm për këtë nismë, e cila synon gjithashtu t’u lehtësojë prindërve organizimin e ditës së punës.

“Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm. Kemi vendosur një buxhet që prindërit të punojnë dhe fëmijët do të jenë në shkollë deri në 5 pasdite”, deklaroi kryeministri.

Rama u ndal edhe te zhvillimet e fundit gjatë protestave, duke shprehur shqetësimin për mënyrën se si një pjesë e shoqërisë, sipas tij, po e trajton dhunën.

“Kemi parë sesi dhuna është relativizuar, justifikuar dhe himnizuar”, u shpreh ai.

Kryeministri kërkoi bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve dhe shoqërisë civile për zgjerimin e aktiviteteve që përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë, nga sporti dhe kultura te piktura, fotografia dhe zejet.

Nisma për zgjatjen e orarit është paralajmëruar të nisë gjatë vitit 2027, ndërsa ende nuk janë dhënë hollësi se cilat shkolla do të përfshihen fillimisht dhe si do të organizohen aktivitetet pas mësimit.

spot_img
Buriminewsbomb

Artikujt e fundit

Berisha dhe Rama në fokus, Agron Shehaj thotë se nuk i kërkon largimin: Jam vetë kryetar partie, dua të ikë kryeministri

Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli...

Kuvendi e “blindon” me ligj, por SPAK nuk tërhiqet! Nëntor i nxehtë për Gent Sejkon, telefonat e sekuestruar në Gjykatën e Lartë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte ligjin e ri “Për Bankën e Shqipërisë”,...

Sherr mes dy personave, plagoset me thikë 60-vjeçari në Korçë, kapet autori

Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, në afërsi të postës, ku...

Ministria e Drejtësisë lëviz për Erion Veliajn, Toni Gogu fut në “sitë” 24 transferime

Zhvillime të reja pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i...

Më shumë