BallinaVendiKronikëE rëndë në Fier, hajduti humb jetën gjatë tentativës për vjedhje

E rëndë në Fier, hajduti humb jetën gjatë tentativës për vjedhje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar gjatë natës në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë një tentative për vjedhje.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, një burrë rreth të 40-ave dhe ende i paidentifikuar, dyshohet se ka tentuar të hyjë në një banesë trekatëshe përmes dritares. Gjatë përpjekjes, ai ka mbetur i bllokuar në hapësirën e saj, duke mos arritur të dalë, çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.

Banesa i përket shtetasit Uan Lule, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij. Ngjarja është konstatuar nga një fqinj, i cili kujdeset për banesën në mungesë të pronarit. Ka qenë pikërisht ai që ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë