BallinaVendiKronikëSot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center/ Si...

Sot jepet masa e sigurisë për të arrestuarit e call center/ Si u mashtruan austriakët përmes reklamave nga personazhe të famshëm, 30 mln euro transferta

Publikuar më

spot_imgspot_img

Këtë të enjte pritet të jepen disa nga masat e sigurisë për të arrestuarit nga aksioni i zhvilluar ditën e hënë, ku u zbuluan tre call center të përfshirë në skema mashtrimi me investime online.

Në ambientet e zbuluara në kryeqytet, ishin punësuar dhjetëra të rinj, të cilët kryenin thirrje drejt qytetarëve europianë, kryesisht nga Gjermania dhe Austria, duke i bindur të investonin në platforma financiare që rezultonin mashtruese.

Autoritetet austriake dhanë indiciet se call centerat në Shqipëri kanë kryer mashtrim me shuma të mëdha në Vjenë dhe qytete të tjera në Austri nga periudha 15 qershor 2023 deri më 30 korrik 2024.

Në dosje thuhet se përmes sjelljeve mashtruese, ata kanë nxitur qytetarët e dëmtuar duke paraqitur rrethana të rreme se paratë e transferuara do të investoheshin vërtet. Nëpërmjet mashtrimit autorët kanë përfituar në mënyrë të padrejtë vetë ose për llogari të personave të tjerë, pasi të dëmtuarit për shkak të mashtrimeve dhe prezantimit të të dhënave të rreme kanë transferuar miliona shuma të konsiderueshme parash të cilat në total mendohet se mund të jetë më shumë se 30 milion euro.

Të dëmtuarit zakonisht hyjnë në këto platforma mashtruese përmes një reklame të rreme të të një personazhi të famshëm. Investimet e supozuara nuk janë realizuar dhe kalimi i është drejtuar në rrjetin e ndërlikuar të pastrimit të parave.

Nga ana e telefonuesve “këshilltarë financiar”, nëpërmjet programit any desk kanë kryer komandim nga distanca në kompjuterat e të dëmtuarve. Pjesa më e madhe e adresave Ip të autorëve janë të maskuara duke përdorur VPN ose Proxy, por në informacionin e dërguar partnerët kishin arritur të identifikonin disa IP Shqiptare të cilat i kanë vënë në dispozicion.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...