BallinaVendiPolitikëRENDI I DITËS/ Opozita interpelancë me ministrin e Mbrojtjes për shoqërinë "KAYO",...

RENDI I DITËS/ Opozita interpelancë me ministrin e Mbrojtjes për shoqërinë “KAYO”, Ramën, Koçiun, dhe Kumbaron

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në Rendin e Ditës parashikohen disa interpelanca.

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës ministrja Koçiu janë thirrur në interpelancë nga deputetët e Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe Erald Kapri

Ndërkohë parashikohet interpelancë me ministrinë Bujqësisë dhe ministrinë Arsimit, kërkuar nga një grup deputetësh të PD.

Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu shqyrtimi i disa projektligjeve.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 13 prill – 30 prill 2026, urdhëroj:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.4.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.4.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

7. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007”.

8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., “Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019.

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës””.

10. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese”.

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33, datë 31.03.2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”.

13. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...