BallinaVendiKronikëLëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, arrestohet 23-vjeçari në Kamëz.

Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, arrestohet 23-vjeçari në Kamëz.

Publikuar më

spot_img

Finalizohet operacioni i koduar “Risku”. Në pranga ka rënë një 23-vjeçar i cili lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete.

Gjatë operacionit u sekuestruan  3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe pasagjeri 18-vjeçari që ndodhej në motomjet, për moskallëzim të krimit.

Njoftimi i plotë

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “Risku”. Lëvizte i armatosur dhe me maskë me vete, kapet 23-vjeçari, i cili nuk iu bind udhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin që drejtonte.

Sekuestrohen 3 armë (1 pistoletë me municion, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive), maska dhe motomjeti.

Në pranga dhe pasagjeri në motomjet, për moskallëzim të krimit.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që cenojnë sigurinë publike dhe përbëjnë rrezik për kryerje të ngjarjeve kriminale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Risku”.

Gjatë operacionit, i është bërë shenjë ndalimi në fshatin Çekrezë, motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. K., 23 vjeç dhe A. A., 18 vjeç, të dy banues në Kamëz. Drejtuesi, shtetasi A. K. nuk i është bindur urdhrit, por ka vijuar lëvizjen me motomjet, me shpejtësi.

Si rezultat i ndjekjes, të dy shtetasit janë kapur dhe janë vënë në pranga. Gjithashtu, është kryer kontroll në motomjet, ku janë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, si dhe 1 maskë.

Më tej, është kryer kontroll në banesën e 23-vjeçarit, ku janë gjetur 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social se...

Horoskopi, 17 prill 2026

Dashi Do të bësh përparime të mrekullueshme në punë kur të kesh një kuptim më...

Grida Duma largon Alfred Lelën nga studio

Alfred Lela është larguar nga studio e emisionit ‘Top Story’ pas një përplasjeje me...

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro parafinancim nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian,...

Më shumë

Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social se...

Horoskopi, 17 prill 2026

Dashi Do të bësh përparime të mrekullueshme në punë kur të kesh një kuptim më...

Grida Duma largon Alfred Lelën nga studio

Alfred Lela është larguar nga studio e emisionit ‘Top Story’ pas një përplasjeje me...