BallinaVendiAktualitetTre orë protestë, lëndohen tre deputetë të PD. Boçi, Balliu dhe aktivisti...

Tre orë protestë, lëndohen tre deputetë të PD. Boçi, Balliu dhe aktivisti Aulon Kalaja përfundojnë në spital. Berisha sfidon Ramën: Nëse s’vjen në gjyq, hajde në debat televiziv

Publikuar më

spot_imgspot_img

Opozita iu rikthye skenarit të vjetër në protestën e shtatë kombëtare, por me plan të ri nga policia. Menjëherë sapo Sali Berisha mbylli fjalën, nisi sulmi me molotovë e fishekzjarrë para Kryeministrisë. Mesazhi i Berishës ishte i qartë ndaj Ramës.

Reagimi i policisë ishte i menjëhershëm. Efektivët u përplasën me deputetët e opozitës, që qëndronin në vijën e parë të frontit, por edhe mbështetësit e pranishëm në shesh. Sasi e madhe uji, gazi lotsjellës dhe spray me piper u hodh ndaj protestuesve, ku disa prej tyre u lënduan, përfshirë dhe deputetë. Aulon Kalaja, Luçiano Boçi dhe një qytetar u morën me ambulancë, për shkak të problemeve shëndetësore nga gazi e spray.

Gazi i shpërndau nga Kryeministria, por turma nisi marshimin drejt Parlamentit. Përplasja e radhës ishte te Xhamia e Namazgjasë, ku efektivët bllokuan protestuesit të shkonin te Parlamenti, duke përdorur sërish ujë dhe gaz lotsjellës.

Të tjerë deputetë të opozitës, të cilët tentuan të çanin kordonin e policisë, mbetën të lënduar. Klevis Balliu u dërgua me urgjencë në spital. Me lëndime në fytyrë u shfaq edhe deputeti Flamur Noka, i cili sulmoi drejtuesit e policisë. Sali Berisha qëndroi larg betejës. E ndoqi përplasjen nga selia blu. Dënoi sulmet, por paralajmëroi vijim të aksionit, por pa dhënë datë. Në urgjencë, i lënduar nga përplasjet, përfundoi dhe një efektiv policie, ndërsa u shoqëruan në komisariat disa protestues.

spot_img

Artikujt e fundit

Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët, bëhet me ngjyrues

Miell më i lirë, i destinuar për ëmbëlsira dhe biskota, përdoret edhe për prodhimin...

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Më shumë