BallinaVendiPolitikë“Mos merr borxh analizat e të tjerëve”/ Balliu përplaset me Currin, analisti:...

“Mos merr borxh analizat e të tjerëve”/ Balliu përplaset me Currin, analisti: Po i afrohemi 30 prillit, Berisha ka interes të rizgjidhet kryetar i PD-së

Publikuar më

spot_imgspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është përplasur me analistin Arjan Curri, ndërsa diskutonin mbi protestat e opozitës.

Curri u shpreh se Sali Berisha i zhvillon protestat në interes për t’u rizgjedhur si kreu i PS-së.

Nga ana tjetër, Balliu u shpreh se këto protesta do të vazhdojnë edhe pas 30 prillit dhe nuk do të ndalen.

Pjesë nga debati: 

Curri: Protestat kanë të njëjtin skenar, i jepet sinjali me tundjen e flamurit si Skënderbeu me Krujën. Pse policia e bëri këtë gjë që është thellësisht profesionale, që çan korridorin. Për herë të parë policia i lidh duart gjykatës. Kur i arreston këta me shishe me benzinë, nuk ka gjykatë në botë që i liron. Klevis Balliu, kujt do t’i flasë kësaj radhe dhe kë do mbrojë nga arrestimi? Iku grupi i këngëtarëve.

Balliu: Mbeten edhe 5000.

Curri: Berisha nuk dha datë për protestën e radhës. Kjo do të thotë që po i afrohemi 30 prillit. A do ketë më protesta? Unë mendoj që jo. Të gjitha këto protesta janë bërë që Saliu të rizgjidhet kryetar i PD-së. Saliu nuk lë askënd të konkurrojë përballë tij. Por kjo nuk ka rëndësi.

Balliu: Mos merr borxh analizat e të tjerëve. Ti nuk merr rrogë.

Curri: Unë e marr analizën nga Topi. Ju të PD-së doni një skenar dalje nga kjo protestë. E vetmja mundësi që pala tjetër ua bën të mundur këtë protestë, policia e ka arritur ta vrasë këtë protestë. Ju nuk i doni më protestat.

Balliu: Nga 2019 deri në 2021, në protestat e opozitës janë bërë 3500 arrestime, disa edhe në burg për 6 muaj. Nuk do ndalen protestat.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...