BallinaRajoni & BotaReperi D4vd akuzohet për vrasjen e një 14-vjeçareje, dyshohet se e kreu...

Reperi D4vd akuzohet për vrasjen e një 14-vjeçareje, dyshohet se e kreu krimin për të fshehur marrëdhënien dhe mbrojtur karrierën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Autoritetet në Los Angeles kanë ngritur akuza të rënda ndaj reperit D4vd, i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Celeste Rivas, trupi i copëtuar i së cilës u zbulua muaj më parë në një automjet në pronësi të tij.

Sipas prokurorëve, 21-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është David Burke, dyshohet se kreu krimin për të mbrojtur karrierën e tij muzikore, pasi kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me të miturën dhe kishte frikë nga ekspozimi i saj. Provat mjeko-ligjore dhe digjitale, sipas autoriteteve, tregojnë se vajza u vra me një mjet të mprehtë dhe më pas trupi i saj u copëtua.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth 23 prillit 2025, pak kohë pasi 14-vjeçarja u raportua e zhdukur nga familja. Më vonë, më 5 maj, i pandehuri akuzohet se ka kryer edhe copëtimin e trupit. Trupi i vajzës u gjet shtatë muaj më pas në pjesën e pasme të një makine tip Tesla, i ndarë në dy çanta.

Sipas aktakuzës, marrëdhënia mes tyre kishte nisur që më herët, madje që kur vajza ishte vetëm 12 vjeç, duke përfshirë disa episode të dyshuara abuzimi seksual. Prokurori i qarkut, Nathan Hochman, e cilësoi rastin si një “vrasje brutale dhe të tmerrshme”, duke theksuar se viktima mund të jetë vrarë edhe për të penguar dëshminë e saj në një hetim.

D4vd përballet me akuza për vrasje të shkallës së parë me rrethana rënduese, përfshirë vrasjen e një dëshmitari, përfitim financiar dhe gjymtim të mbetjeve njerëzore. Për shkak të rëndësisë së çështjes, ai rrezikon edhe dënimin me vdekje.

Reperi është deklaruar i pafajshëm në gjykatë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...