BallinaVendiKronikëSekuestrohet kokainë e kanabis në Shkodër, 2 të rinj në pranga, i...

Sekuestrohet kokainë e kanabis në Shkodër, 2 të rinj në pranga, i treti në kërkim

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion në Shkodër, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytet.

Operacioni, i koduar “Target Group”, u realizua nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me forcat operacionale dhe “Shqiponjat”. Ai u bazua në informacione operative për shitje droge, kryesisht në zona të frekuentuara nga të rinjtë.

Gjatë ndërhyrjes, policia zbuloi një ambient të marrë me qira në lagjen “Manush Alimani”, i cili përdorej për fshehjen, paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Në flagrancë u arrestuan dy shtetas, N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër, të kapur me doza të dyshuara kokainë dhe kanabis. Ndërkohë, është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, L. A., 23 vjeç, i cili dyshohet se kishte marrë ambientin me qira dhe organizonte aktivitetin.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbulohet një ambient i marrë me qira,ku shërbente për të fshehur lëndën narkotike dhe për përgatiteje për shitje.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 1 armë e ftohtë, 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për shitje të lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Target Group”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit N. F., 18 vjeç dhe K. Z., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Manush Alimani”, me doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht tek moshat e reja.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi L. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas kishte marrë me qira një ambient në lagjen “Manush Alimani”, ku, bashkë me dy shtetasit e arrestuar, fshihnin lëndën narkotike dhe e përgatitnin në doza për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi e madhe dozash të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, qindra qese farmaceutike për paketimin e tyre, 5 peshore elektronike, 2 celularë, 1 armë e ftohtë (shkop metalik), 1 motomjet që përdorej për këtë veprimtari kriminale dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar prej saj.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...