BallinaRajoni & BotaKriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në...

Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime nga maji deri në tetor

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mes krizës së naftës, me rritjen e befasishme të çmimeve që solli lufta e Iranit, dhe pasigurisë që rrethon furnizimet në vazhdën e bllokimit të ngushticës së Hormuzit, gjigandi gjerman i qiellit, Lufthansa ka vendosur të anulojë 20 mijë fluturime të cilat ishin parashikuar të kryheshin nga maji deri në tetor të këtij viti.

Qëllimi i kompanisë është ulja e kostove të karburantit për avionët, të cilat janë dyfishuar që nga nisja e konfliktit në Gjirin Persik. Lajmin e bëri të ditur vetë Lufthansa në një njoftim zyrtar, ku shpjegoi se fluturimet e prekura i përkasin CityLine, një degë rajonale e grupit, e cila pritej të mbyllej në vitin 2027, por ky proces duket se është përshpejtuar ditët e fundit. Ky vendim po përshkruhet si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të reduktimit operacional në një kohë kur dhjetëra linja të tjera ajrore janë duke reduktuar nivelin e fluturimeve para sezonit të verës, që konsiderohet si periudha më fitimprurëse për këtë industri.

“Në total, 20 mijë fluturime rajonale do të hiqen nga plani ynë deri në tetor, çka korrespondon me rreth 40 mijë ton karburant për avionë, çmimi i të cilit është dyfishuar që nga fillimi i konfliktit me Iranin”, thuhet në njoftim.

Lufthansa po ndërmerr një seri masash, ndër të cilat të një rëndësie kyçe konsiderohen sigurimi fizik i karburantit të avionëve dhe mbulimi i çmimeve. Grupi përfshin gjithashtu Ita Airways, Austrian Airlines, Brussels Airlines, Eurowings, Discover dhe Air Dolomiti, fluturimet e të cilave nuk preken.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...