BallinaVendiKronikëEMRI/ Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari!...

EMRI/ Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari! Pritet ekstradimi në Spanjë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Operacionalja 91”.

Pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, të akuzuar për vjedhje me dhunë dhe për falsifikim të dokumenteve, lokalizohet dhe kapet në Laç, 26-vjeçari, Mateo Selala.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët spanjollë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit finalizuan fazën e 91-të të operacionit të koduar “Operacionalja”.

Gjatë kësaj faze u lokalizua dhe u kap në Laç, shtetasi M. S., 26 vjeç, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt, 2026, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për të, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Grupi kriminal”.

Shtetasi M. S. akuzohet se më datat 14 dhe 15 mars, 2025, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë