BallinaVendiKronikëAlarm fals për bombë te "Toptani"

Alarm fals për bombë te “Toptani”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qendra tregtare “Toptani”, që ndodhet në zemër të kryeqytetit, u evakuua mbrëmjen e sotme pas një alarmi fals për sulm me bombë.

Ka qenë shefi i sigurisë së qendrës tregtare i cili është vënë në alarm për një sulm me bombë, nëpërmjet emailit.

Në email thuhej se brenda godinës “është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30”.

Ndërsa objekti u boshatis plotësisht nga klientët, konsumatorët dhe stafi, brenda saj forcat blu ushtruan kontrolle me qen në mënyrë të imtësishme për të zbuluar të vërtetën e informacionit, i cili rezultoi i rremë.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme. 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë