BallinaVendiPolitikëFlamur Noka thumbon Grida Dumen dhe Alesia Balliun pas debatit për kandidimin...

Flamur Noka thumbon Grida Dumen dhe Alesia Balliun pas debatit për kandidimin në PD: “Zegjineja 2.0?”

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një reagim i Flamur Noka në rrjetet sociale ka ndezur debat politik dhe mediatik, pas intervistës së Alesia Balliu në emisionin Top Story, të moderuar nga Grida Duma.

Gjatë lidhjes direkte në studio, Balliu është pyetur në lidhje me mospranimin e kandidimit të saj në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, një çështje që prej ditësh ka sjellë diskutime dhe reagime në kampin opozitar dhe në rrjetet sociale.

Pas transmetimit të intervistës, Noka publikoi një mesazh ironik në rrjetet sociale, ku shkruante:

“Mund të na thonë mediat varikarlon dhe patronazhistët e rrjeteve sociale, se ç’lidhje ka me #PD kjo Zegjineja 2.0 e Shqipëria Bëhet?”

Postimi u shpërnda menjëherë dhe u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj debatit të zhvilluar në studio, si edhe ndaj figurave të përfshira në të.

Kujtojmë se Alesia Balliu ka qenë në qendër të vëmendjes pas pretendimeve dhe diskutimeve për mospranimin e kandidimit të saj në garën për drejtimin e Partisë Demokratike. Çështja ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik, ndërsa në rrjetet sociale janë shtuar komentet mbi procesin dhe mënyrën se si po menaxhohen kandidaturat brenda PD-së.

Reagimi i Nokës vjen në një moment kur debatet brenda dhe rreth Partisë Demokratike vijojnë të mbeten në fokus të diskutimeve politike dhe mediatike.

spot_img

Artikujt e fundit

“E dëgjove çfarë thanë për ty?”/ Pas videove intime të publikuara në rrjet, Monika Lubonja ironizon kritikuesit me qentë që lehin: Unë nuk…

Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje...

Bordi ndryshon sërish çmimet, nafta me 212 lekë dhe benzina 179 lekë nga sot

Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të shtunë, datë 31 Tetor, çmimet e reja...

Një vit pa Fatos Nanon, liderin historik të së majtës shqiptare

Sot, më 31 tetor 2026, shënohet një vit nga ndarja nga jeta e Fatos...

Rama njofton zgjatjen e orarit në shkolla: Nga viti 2027, fëmijët do të qëndrojnë deri në orën 17:00

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga viti i ardhshëm do të nisë zgjatja...

Më shumë