Agron Shehaj është i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziu, i cili foli për situatën aktuale politike në vendin tonë. Kryetari i Partisë “Mundësia” u pyet nga gazetari nëse do t’i kërkonte Berishës të largohej nga drejtimi i PD.
Por, ai ishte i prerë kur tha se ishte në konflikt interesi duke qenë se dhe vetë drejton një parti. Shehaju shpreh: “Është konflikt interesi se dhe unë jam kryetar dhe s’mund t’i kërkoj diçka të tillë”.
Në këtë moment ndërhyri Fevziu që i tha: “Edhe Rama kryetar është, pse ia kërkon”. Për këtë, kryetari i Partisë “Mundësia” pati një përgjigje: “Nuk jam çmendur të them të ikë si kryetar partie, por si kryeministër”.
Debati:
Agron Shehaj: Unë jam kryetari i një partie dhe nuk mund të kërkoj largimin e një kryeetari tjetër, nuk mund t’ia kërkoj Berishës. Është konflikt interesi.
Fevziu: Edhe Rama kryetar është!
Agron Shehaj: Unë do të doja që të ikte, po nuk jam çmendur të them që të ikë si kryetar partie, por e them si kryeministër.



