BallinaVendiPolitikëProtesta e opozitës, nis marshimi në Bulevard, 1500 punonjës policie në terren...

Protesta e opozitës, nis marshimi në Bulevard, 1500 punonjës policie në terren monitorojnë tubimin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka nisur marshimi i mbështetësve të opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku bashkë me liderin e PD, Sali Berisha, janë dhe deputetë e simpatizantë të PD.

Rreth 1500 punonjës policie do të jenë në terren këtë mbrëmje për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së opozitës e cila pritet të nisë para Kryeministrisë.

Dhjetëra protestues, janë mbledhur në shesh ku pritet që këtë radhë të mos ketë fjalime por vetëm marshim.

Orari i zhvillimit të protestës së PD është nga ora 19:00 deri në orën 22:00.

Policia doli me një njoftim dhe bëri me dije se nga ora 23:45 e së enjtes deri në përfundim të tubimit më 8 maj, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë sot nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit u bllokua lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnikaj, i shpallur në kërkim për mashtrim financiar përmes Call Center

Granit Pepnikaj është arrestuar nga Policia e Vlorës në Dhërmi, ku ndodhej i fshehur...

Mungon avokati i Veliajt, shtyhet sërish gjyqi me Ols Dadon në Gjykatën Administrative. Kryebashkiaku: Unë pa punë jam, kështu që…

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Veliaj çon në gjyqin kundër Ols Dados vendimin e Kushtetueses: Evidentoi mangësi serioze kushtetuese se si është justifikuar kufizimi i lirisë sime

Në gjykatën Administrative në gjyqin kundër prokurorit Ols Dado, Erion Veliaj ka çuar me...

Gjyqi me prokurorin Ols Dado, Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative. Mungon avokati i tij

I shoqëruar nga forcat e policisë, ka mbërritur vetëm para pak çastesh në ambientet...

Më shumë