BallinaVendiPolitikëNdahet dosja "Meta", Kryemadhi komenton pamjen e ish-bashkëshortit: Ishte në top formë,...

Ndahet dosja “Meta”, Kryemadhi komenton pamjen e ish-bashkëshortit: Ishte në top formë, javën e kaluar i kishin çuar kostum të madh

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehur të dosjes “Meta”.

Konkretisht, Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, Ema Çoku, dhe Pirro Çoku do të gjykohen veçmas. Ata akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Ndërkohë Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie,

Pas përfundimit të seancës, Kryemadhi u ndal në një komunikim për mediat, duke komentuar edhe Metën, i cili qëndronte pas kafazit të qelqtë.

Kryemadhi tha se Meta ishte në top formë, ndërsa duke u ndaluar edhe te ndryshimi në pamje i ish-presidentit, ish-bashkëshortja e tij tha se në seancën e kaluar i kishin çuar kostum më të madh.

“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri i ri te salla e re. Ishin blloku tubat. Normalisht që 3 të tjerë do veçoheshin sepse ajo është një çështje politike dhe do një durim strategjik. Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive. Analiza financiare e bërë për mamanë time, e tregon dhe ja jep të sakta që ajo ka burime financiare dhe të ardhura në të gjithë jetën e saj. Edhe çështja për shoqen time, Ema Çokun, është një pretendim që thonë ata pse ke bërë ti një deklaratë noteriale në 2024. Po normal sepse në 2010 ata nuk ishin subjekt i një hetimi pasuror. Pretendimet për abuzim nga mamaja ime nuk qëndrojnë, sepse është hetuar që atëherë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

Bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të mia dhe vajzës sime, por edhe një operacion të Metës. Këto kanë qenë të deklaruara. Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, ai nuk është marrë kurrë me gjërat e shtëpisë. S’është pjesë e asnjë lloj shpenzimi. Kemi menduar se duke iu dhënë të tjerëve më shumë, do të kontribuonim më shumë për vendin, por s’ka problem. Iu bëj thirrje gjithë prindërve të rinj që të kujdesen për fëmijët, sepse hallet e politikanëve s’kanë për të përfunduar kurrë. Politikanët e rinj i kanë faturat më të shtrenjta se ne të vjetrit të gjithë bashkë. Ilir Meta është top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë të madhe, 56. Duhet t’ja çonin 52-53. Unë jam si të verbërit vëlla, që me dorë e njoh Ilir Metën”, tha mes të tjerash Kryemadhi.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...