BallinaVendiAktualitetIKMT e konfirmon: Fundosen dy pallate në “Durrës Marina” në pronësi të...

IKMT e konfirmon: Fundosen dy pallate në “Durrës Marina” në pronësi të Alabar-it

Publikuar më

spot_imgspot_img

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar pas raportimeve të fundit në media për problematika për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy objekteve në projektin zhvillimor “Durrës Marina”.

Përmes një reagimi zyrtar, IKMT njofton se u ngrit një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren.

Si rezultat i verifikimeve, u arrit në përfundimin se janë dy godina që kanë pësuar ulje.

Konkretisht:Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm;

Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.

Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Deklaratë

Në përgjigje të raportimeve të publikuara javët e fundit në media mbi problematika që lidhen me qëndrueshmërinë dhe sigurinë e dy prej objekteve të projektit zhvillimor “Durrës Marina”, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) sqaron sa vijon:

Në zbatim të përcaktimeve ligjore dhe detyrave funksionale, me urdhër të Kryeinspektorit të IKMT-së, u ngrit një grup i posaçëm inspektimi për verifikimin e situatës në terren. Grupi i kontrollit përbëhej nga inspektorë të IKMT-së, përfaqësues të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), inspektorë të IMT-së së Bashkisë Durrës, si dhe përfaqësues të Institutit të Ndërtimit (specialist të fushës).

Verifikimi u krye në lidhje me zbatimin e lejes së ndërtimit nr. 2349/12 prot., datë 10.09.2023, miratuar me Vendimin nr. 34, datë 01.08.2023, të KKT-së, për objektet: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë” dhe “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë, 1 kat pjesërisht parkim nëntokë dhe 1 kat parkim nëntokë”, në zonat e menaxhimit A02 dhe A04, aktualisht në fazën ndërtimore të sistemimeve të jashtme.

Në përfundim të inspektimit, raporti topografik i Institutit të Ndërtimit konfirmon se:

Objekti 02, me fazë ndërtimore 1, 6, 7 dhe 8 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 28 cm;

Objekti 04, me fazë ndërtimore 1, 6, 7, 8 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ka pësuar ulje prej 18 cm.

Nisur nga këto konstatime, IKMT i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, duke kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për realizimin e projekt-përforcimeve të nevojshme teknike, të cilat garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Ky projekt përforcimesh, përpara zbatimit, duhet të marrë miratimin nga autoritetet ligjore përgjegjëse për garantimin e respektimit të kushteve teknike të planifikimit dhe zbatimit të punimeve të ndërtimit.

Duke falënderuar median për bashkëpunimin dhe kontributin e saj, IKMT garanton se në kordinim me institucionet e tjera shtetërore sipas fushës së përgjegjësisë, mbetet maksimalisht e angazhuar dhe do të mbikëqyrë në vijimësi zbatimin e përcaktimeve ligjore në kantieret e ndërtimit.

Artikujt e fundit

“Siguria, një nga arsyet”/ Nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit, transferohet sërish Durim Bami

Mbas kërkesës së tij për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë-Krujës sepse...

Vrau dy vëllezër shqiptarë në Patos dhe një vajzë në Belgjikë, arrestohet në SHBA pas thuajse tre dekadash Sokol Hoxha

Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë vetëm së...

Sherri për vakancat në Apel thellon krizën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, zbardhet arsyeja e përplasjes mes Bogdanit dhe Stojanit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka ende një vendim nëse di t’i plotësojë...

“Dua 200 mijë euro”, Meta reagon nga burgu për provat e SPAK: Ekzistojnë vetëm në dëshirën dhe imagjinatën e prokurorëve

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me provat e SPAK, të cilat u...

Më shumë