BallinaVendiSocialeDëmshpërblimi për murtajën e ruminantëve, Këshilli i ministrave miraton fondin prej 53...

Dëmshpërblimi për murtajën e ruminantëve, Këshilli i ministrave miraton fondin prej 53 milionë lekësh për kompensimin e fermerëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qeveria do të dëmshpërblejë të gjithë fermerët e kafshëve që u dëmtuan nga murtaja e ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u miratua dëmshpërblimi mbi 53 milionë lekë. Blegtorët do të kompensohen për humbjet nga buxheti i vitit 2026 i miratuar për Ministrinë e Bujqësisë.

“Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e dëmshpërblimit, në masën e përgjithshme prej 53 345 500 (pesëdhjetë e tre milionë e treqind e dyzet e pesë mijë e pesëqind) lekësh, pronarëve të kafshëve që janë therur, janë eliminuar, janë shkatërruar dhe janë groposur, pasi kanë rezultuar pozitive me sëmundjen e murtajës së ruminantëve të vegjël gjatë vitit 2025”, shkruhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Gjatë vitit 2025, në vend u eliminuan nga autoritetet mbi 2 mijë bagëti të imëta, pasi u prekën nga sëmundja e murtajës, e cila vijon të jetë ende aktive. Aktualisht në vend janë dy vatra aktive.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë