BallinaVendiEkonomiPrivatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje, përcaktohen...

Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje, përcaktohen ndryshimet e reja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Mbi 2 mijë familje në rang vendi pritet të përfitojnë nga privatizimi i banesave shtetërore.

Me ndryshimet e reja të miratuara nga qeveria janë zgjeruar dhe kategoritë përfituese, lehtësuar dokumentacionet si dhe për të përshpejtuar mbylljen e dosjeve të vjetra edhe për të zgjidhur rastet që kanë mbetur pezull prej vitesh.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së sipërfaqes “mbi normë”. Deri tani, sipërfaqja shtesë mbi normat e strehimit paguhej me çmimin e tregut, ndërsa me vendimin e ri ajo do të llogaritet mbi bazën e “kostos aktuale të ndërtimit”. Në praktikë kjo pritet të ulë ndjeshëm faturën për familjet që disponojnë apartamente më të mëdha se norma e përcaktuar.

Vendimi i ri synon të zgjidhë edhe problemet me banesat që nuk kanë dokumentacion të plotë pronësie. Bashkitë do të mund të nisin procedurat e privatizimit edhe në rastet kur mungon informacioni mbi titullin e pronësisë. Në këto raste, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të përditësojë statusin juridik të pasurisë si “pronë shtet”, duke hapur rrugën për kalimin e saj në privatizim.

Ky mekanizëm pritet të zhbllokojë qindra raste që kanë mbetur pezull për vite për shkak të mungesës së dokumenteve të pronësisë.

Vendimi i qeverisë parashikon edhe kosto të reja operative. Për banesat që privatizohen nga Enti Kombëtar i Banesave, qytetarët do të paguajnë 4 për qind të vlerës së privatizimit si shpenzim operacional për EKB-në. Po ashtu, përfituesit duhet të paguajnë paraprakisht si shpenzimet administrative ashtu edhe ato operacionale para nënshkrimit të kontratës.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre.

Artikujt e fundit

Anulohet projekti 1.1 miliardë dollarësh i Trump Tower në Australi

Deklarata e zhvilluesit australian erdhi pas një raporti në gazetën Australian Financial Review, sipas të...

Nga faktet te teoritë konspirative për hantavirusin

Dezinformimi rreth hantavirusit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm...

Peleshi kërkon miratim nga Venecia për ligjin e financimit të partive, Komisioni: E shqyrtojmë në 12 qershor

Komisioni i Venecias pritet të japë një opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive...

Më shumë apo më pak bashki?/ Debati për reformën territoriale, PS dhe PD me qëndrime të kundërta

Në Komision e  Reformës Territoriale, gjatë një seance dëgjimore me kryetarët e bashkive të...

Më shumë