BallinaVendiAktualitetTaksitë nën vëzhgim në Tiranë, kontrolle të fshehta për tarifat pa taksimetër

Taksitë nën vëzhgim në Tiranë, kontrolle të fshehta për tarifat pa taksimetër

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një kontroll i pazakontë duket se ka nisur në tregun e taksive në Tiranë. Sipas drejtuesve të mjeteve taksi në kryeqytet, inspektimet janë shtuar javët e fundit, ndërsa në disa raste kontrollorët prezantohen fillimisht si klientë të zakonshëm për të verifikuar nëse udhëtimi kryhet me taksimetër aktiv apo me çmime të negociuara informalisht.

Fenomeni vjen në një kohë kur ankesat e qytetarëve për tarifa arbitrare dhe mungesë transparence në transportin urban me taksi mbeten të shpeshta.

Sipas rregullave të shërbimit taksi në Shqipëri, çdo mjet duhet të jetë i pajisur me taksimetër të verifikuar dhe të plombuar nga autoritetet përkatëse, dokument që kërkohet edhe për licencimin e aktivitetit nga Bashkia e Tiranës.

Në praktikë, një pjesë e tregut funksionon ende me marrëveshje verbale për çmimin, sidomos në zonat turistike, aeroport, gjatë orëve të vona apo për klientët e huaj. Kjo krijon një ekonomi gri brenda shërbimit taksi, ku tarifa reale shpesh nuk reflektohet në sistem dhe mbetet jashtë monitorimit fiskal.

Operatorët e tregut thonë se kontrollet janë bërë më të shpeshta gjatë javëve të fundit, ndërsa fokusi kryesor mbetet aktivizimi i taksimetrit dhe respektimi i tarifave të deklaruara. Në disa raste, sipas tyre, verifikimet kryhen përmes personave që paraqiten fillimisht si pasagjerë të zakonshëm.

Tregu i taksive në Tiranë është zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, i nxitur nga turizmi, aplikacionet dixhitale dhe rritja e lëvizshmërisë urbane. Por paralelisht janë shtuar edhe debatet për konkurrencën informale, mungesën e standardizimit të tarifave dhe shmangien e përdorimit të taksimetrit në një pjesë të tregut.

Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria e Transportit dhe Trafikut Rrugor, Tirana ka rreth 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri vitin e shkuar.

Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë. Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan, teksa ia kalon vetëm Podgorica (4.9). Pas kryeqytetit shqiptar vjen Sarajeva (4.6).  Në Europë, kryeqyteti më i ngarkuar është Parisi, me 8.5 taksi për 1 mijë banorë.

spot_img
BurimiMonitor

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë