BallinaRajoni & BotaShpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e...

Shpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

Publikuar më

spot_imgspot_img

Karabinierët e qytetit të Cesena kanë vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimi u krye gjatë një operacioni antidrogë pranë stacionit të trenit në qytet, pas informacioneve se një person me motoçikletë furnizonte konsumatorë në zona të ndryshme të Cesenës, madje edhe duke ua dërguar drogën në banesa.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan 32 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë, të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda një karikuesi telefoni, ku ishte hequr qarku elektrik për të krijuar një hapësirë sekrete.

Në momentin e ndalimit, i riu kishte me vete edhe rreth 1 mijë euro cash, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm. Policia sekuestroi si lëndën narkotike, ashtu edhe shumën e parave.

Me urdhër të Prokurorisë së Forlì, 23-vjeçari u mbajt në qelitë e paraburgimit deri në zhvillimin e seancës gjyqësore. Gjykata e Forlì konfirmoi arrestimin dhe, pas marrëveshjes për gjykim të shkurtuar, e dënoi shqiptarin me dy vite burg.

BurimiBalkanWeb

Artikujt e fundit

Takimi Maqedoni e Veriut-Shqipëri/ Zhupa: Trashëgimia natyrore dhe zonat e mbrojtura, përgjegjësi e përbashkët. Të zbatohen rekomanimet e UNESCO-s për Ohrin

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën Ina Zhupa, mori pjesë në takimin...

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Njoftim për Shtyp Bordi i Transparencës në datë 16 Maj 2026, në mbledhjen e radhës...

Një monedhë muskulore dhe basti masiv i gazit të lëngshëm

Për një vëzhgues sipërfaqësor, stabiliteti makroekonomik i Shqipërisë mund të duket si një histori...

Kostoja e padukshme e punës

Shumë prej nesh e matin punën me pagën në fund të muajit. Por çfarë...

Më shumë