BallinaRajoni & BotaMinistri izraelit kritikohet ndërkombëtarisht pas talljes me aktivistët pro-palestinezë

Ministri izraelit kritikohet ndërkombëtarisht pas talljes me aktivistët pro-palestinezë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, është përballur me kritika të forta ndërkombëtare pasi publikoi një video ku shfaqej duke tallur aktivistët pro-palestinezë të arrestuar nga flotilja humanitare për Gazën.

Në video, aktivistët shihen të gjunjëzuar me duart e lidhura pas shpine në portin Ashdod, ndërsa Ben-Gvir valëvit flamurin izraelit.

Veprimi i tij u dënua nga SHBA, Britania, Kanadaja, Franca dhe disa vende të tjera europiane. Madje edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u distancua nga ministri i tij, duke thënë se sjellja e Ben-Gvir “nuk përputhet me vlerat dhe normat e Izraelit”.

Flotilja “Global Sumud”, me mbi 50 anije dhe qindra aktivistë nga më shumë se 40 vende, ishte nisur drejt Gazës për të tërhequr vëmendjen ndaj krizës humanitare në territorin palestinez. Forcat detare izraelite e ndaluan flotën në ujërat ndërkombëtare pranë Qipros.

Organizatorët akuzuan Izraelin për agresion të paligjshëm, ndërsa autoritetet izraelite thanë se bllokada detare ndaj Gazës është e ligjshme dhe se nuk do të lejojnë shkeljen e saj.

Kujtojmë se pjesë e anijes ishte edhe shqiptari Baki Goxhaj, i cili ndodhet i arrestuar së bashku me personat e tjerë. Edhe pse prej 2 ditësh nuk ka asnjë të dhënë mbi fatin e tij, shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar.

Artikujt e fundit

PS dhe PD arrijnë konsensus për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, dakordësi pas vendimit të Kushtetueses

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur marrëveshje për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit,...

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë, përfundon në spital

55-vjeçari, Armand Minollai, është plagosur me thikë nga një 48-vjeçar mëngjesin e kësaj të...

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën një person

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumë