BallinaRajoni & BotaIzraeli liron aktivistët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti...

Izraeli liron aktivistët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptarin Baki Goxhaj, deputeti italian denoncon torturën gjatë ndalimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Aktivistët e Flotiljes “Global Sumud”, të cilët u ndaluan nga forcat izraelite ditët e fundit në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve të Qipros dhe më pas u dërguan në Izrael, kanë mbërritur në Stamboll, Turqi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.

Sipas raportimeve, anëtarët e flotiljes, mes tyre edhe shqiptari Baki Goxhaj, janë nisur nga aeroporti Eilat në Izrael me tre fluturime çarter të Turkish Airlines drejt Stambollit, nga ku pritet të vazhdojnë udhëtimin për në vendet e tyre përkatëse.

Ndërkohë, deputeti i Lëvizjes 5 Yje, Dario Carotenuto, dhe gazetari i “Il Fatto Quotidiano”, Alessandro Mantovani, të cilët ndodheshin në një prej anijeve të flotiljes të ndaluara nga autoritetet izraelite, janë rikthyer në Itali mëngjesin e sotëm.

Të dy kanë deklaruar se gjatë ndalimit në Izrael janë përballur me keqtrajtim dhe tortura. Sipas mediave italiane, Prokuroria e Romës pritet të sigurojë videon e publikuar nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir me aktivistët e ndaluar, ndërsa ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të vendosë sanksione ndaj tij.

Carotenuto dhe Mantovani mbërritën në Itali përmes Aeroportit të Fiumicinos, me një fluturim të rregullt nga Athina. Ata u pritën nga disa përfaqësues politikë dhe aktivistë, mes tyre deputeti i Partisë Demokratike, Arturo Scotto, dhe deputeti i Lëvizjes Pesë Yje, Arnaldo Lomuti.

Në aeroport ishin të pranishëm edhe Francesco Silvestri, Andrea Quartini, Alessandra Maiorino dhe Valentina Dorso. Gjithashtu, Mantovani u prit edhe nga nëna e tij, Maria Gabriella, zëvendësredaktorja e “Il Fatto Quotidiano”, Maddalena Oliva, si dhe aktivisti Tony La Piccirella.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...