BallinaVendiKronikëOperacion antidrogë në Laç, shisnin kanabis pranë shkollave, 7 të arrestuar

Operacion antidrogë në Laç, shisnin kanabis pranë shkollave, 7 të arrestuar

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Perimetri 2”, duke goditur një grup të dyshuar për shpërndarje droge dhe organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Laç.

Arrestohen 7 shtetas, ndërsa u sekuestruan lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, celularë dhe 7 pajisje të ndryshme elektronike për lojëra fati. Në pranga ranë shtetasit Ermir Stojani, Fatjon Fufi, Xhulio Marku, Bruno Dungaj, Elson Piscaku dhe Fatjon Piscaku.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Lezhë, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Perimetri 2”.

Operacioni u finalizua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për disa shtetas që ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytetin e Laçit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë i mundur dokumentimi ligjor i kësaj veprimtarie kriminale, ndalimi i 4 shtetasve dhe arrestimi në flagrancë i 2 të tjerëve, të gjithë banues në Laç, Kurbin, si të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e ndanin në doza dhe e shitnin në zona të ndryshme në qytetin e Laçit, në disa raste edhe afër shkollave.

Gjithashtu, gjatë operacionit, u zbulua 1 lokal ku organizoheshin lojëra fati, me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast, u arrestua pronari i lokalit, babai i 2 prej shtetasve të arrestuar, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit, në organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

NATO në alarm/ Ministrat e Jashtëm mblidhen në Suedi, në fokus trupat amerikane dhe Ukraina

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvillojnë një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë. Nevoja...

Irani po rikthehet më shpejt seç pritej / SHBA: Kërcënim i ri për Izraelin dhe rajonin

Irani po rikthen me ritme më të shpejta aftësitë e tij ushtarake të dëmtuara...

Digjen gjatë natës katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjatë natës janë djegur katër betoniere në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat i...

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të inteligjencës, Zelensky: U vranë qindra pushtues

Forcat speciale ukrainase kanë ndërmarrë një sulm ndaj selisë së FSB-së, agjencisë ruse të...

Më shumë

NATO në alarm/ Ministrat e Jashtëm mblidhen në Suedi, në fokus trupat amerikane dhe Ukraina

Ministrat e Jashtëm të NATO-s zhvillojnë një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë. Nevoja...

Irani po rikthehet më shpejt seç pritej / SHBA: Kërcënim i ri për Izraelin dhe rajonin

Irani po rikthen me ritme më të shpejta aftësitë e tij ushtarake të dëmtuara...

Digjen gjatë natës katër betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Gjatë natës janë djegur katër betoniere në një kantier ndërtimi në fshatin Dukat i...