BallinaVendiEkonomiBordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Publikuar më

spot_imgspot_img

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës.

Nga 197 lekë për litër, çmimi do të ulet me 2 lekë, pra që prej orës 13:20, qytetarët do kenë mundësi të blejnë naftën me 195 lekë për litër.

Benzina nga 186 lekë për litër, është ulur me 4 lekë, pra do të shitet me 182 lekë për litër.

Bordi i Transparencës në datë 23 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 182 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 170 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 ora 13.20 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Artikujt e fundit

Salianji i përgjigjet Berishës: Je i pashpresë! Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja

Pas akuzave të Sali Berishës se është përfaqësuesi krimit, ka ardhur edhe përgjigja e...

Në garë me veten, Berisha voton dhe sulmon Salianjin: Proces shembullor, ai është përfaqësues i krimit

Sali Berisha ka votuar në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ku emri i...

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Birçe Hasko, luajti në mbi 30 filma

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Birçe Hasko, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Hasko...

Rregulla të reja për “Green Card”, SHBA ndryshon aplikimet për llotarinë amerikane, kërkohet kthimi në vendlindje

Administrata Trump ka vendosur të ndryshojë rregulloren, duke kërkuar tani që individët të cilët...

Më shumë