BallinaVendiKronikëKontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në...

Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një kontroll i zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin ka zbuluar sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve të sigurisë së lartë.

Sipas njoftimit, operacioni u krye nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, Fier dhe Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Gjatë kontrollit, të dënuarit G.B. iu gjetën një shishe raki 2 litra, dy shishe uiski, një shishe verë dhe dy karikues telefoni.

Njoftimi:

Goditet rast i posedimit të sendeve të ndaluara në IEVP Peqin

Nga informacionet paraprake të siguruara nga strukturat e IEVP Peqin në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, IEVP Fier dhe IEVP Durrës ushtruan kontroll në ambientet e IEVP Peqin.

Gjatë kontrollit, të dënuarit të sigurisë së lartë G.B. iu gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni.

Të dënuarit P.V. iu gjetën: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless

Ndërsa të dënuarit L.D. iu gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel , ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).

Materialet procedurale i janë referuar Agjencisë për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...