BallinaVendiAktualitetLufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje...

Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodjan Braho, mori pjesë më 22-23 Maj, në takimin ndërkombëtar që u zhvillua në Palermo, Itali, “Bashkëpunimi ligjor ndërkombëtar dhe proceset e integrimit të organizatave kriminale transnacionale: analiza dhe perspektiva pune”.

Aktiviteti u mbajt në Pallatin e Drejtësisë, në përkujtim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga vendet e Europës, Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës Latine.

Në fjalën e tij, Braho nënvizoi qasjen e Prokurorisë së Posaçme përballë sfidave që paraqet sot krimi i organizuar transnacional, i cili vepron gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve ndërkufitare, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike.

Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e veprimtarisë kriminale: nga burimi dhe organizimi i aktivitetit kriminal, te lidhjet ndërkombëtare, mekanizmat financiarë, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe destinacionet përfundimtare të përfitimit të paligjshëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së trajtimit publik të fenomenit të krimit të organizuar, duke theksuar nevojën për shmangien e përgjithësimeve mbi bazë kombësie, gjuhe apo përkatësie shoqërore. U nënvizua se lufta kundër krimit të organizuar duhet të fokusohet te individët, strukturat dhe rrjetet konkrete kriminale, mbështetur mbi prova, analiza profesionale dhe tek bashkëpunimi mes autoriteteve ligjzbatuese.

SPAK vlerëson se përballja me krimin e organizuar transnacional kërkon hetime proaktive dhe financiare, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet homologe ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, Prokuroria e Posaçme mbetet një partner serioz, i besueshëm dhe aktiv për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Artikujt e fundit

Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

Një kontroll i zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin ka zbuluar sende të ndaluara...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Nga 197 lekë për...

Salianji i përgjigjet Berishës: Je i pashpresë! Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja

Pas akuzave të Sali Berishës se është përfaqësuesi krimit, ka ardhur edhe përgjigja e...

Në garë me veten, Berisha voton dhe sulmon Salianjin: Proces shembullor, ai është përfaqësues i krimit

Sali Berisha ka votuar në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ku emri i...

Më shumë

Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

Një kontroll i zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin ka zbuluar sende të ndaluara...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Nga 197 lekë për...

Salianji i përgjigjet Berishës: Je i pashpresë! Do t’i faktoj me prova reale sa ka qenë pjesëmarrja

Pas akuzave të Sali Berishës se është përfaqësuesi krimit, ka ardhur edhe përgjigja e...