BallinaVendiKronikëDrejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sërish kontroll në qelitë e Fierit/ Gjenden...

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sërish kontroll në qelitë e Fierit/ Gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer sërish kontroll në qelitë e Fierit, ku ka gjetur sende të paligjshme.

Policia e burgjeve ka sekuestruar 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, shishe të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.

Njoftimi

Nga informacioni i marrë në mënyrë operative nga Drejtoria e Riskut në DPB, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, kontrollet për forcimin e masave të sigurisë dhe parandalimin e futjes apo mbajtjes së sendeve të ndaluara kanë vijuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

Në kuadër të këtyre masave, Forcat Operacionale të DPB-së kanë ushtruar kontroll në ambientet e institucionit, ku në pjesën e jashtme pranë Godinës “A” janë konstatuar dhe sekuestruar: 10 telefona celularë, 10 karikues telefonash, bidona të dyshuar me përmbajtje alkoolike, si dhe lëndë e dyshuar narkotike e gjetur në dy vende të ndryshme.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e procedurave të mëtejshme.

Ndërkohë, gjatë një kontrolli të kryer nga strukturat e vetë IEVP Fier, të dënuarit A.M., gjatë verifikimit në skaner, iu konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje. Pas konstatimit, janë njoftuar drejtuesit e institucionit dhe specialistët e Agjencisë, ndërsa i dënuari është shoqëruar në veçim

Artikujt e fundit

Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë. Rreth...

Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 96% të votave në krye të opozitës

Sali Berisha është rikonfirmuar nga demokratët për një mandat tjetër në krye të Partisë...

Më shumë

Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë. Rreth...