BallinaVendiEkonomi10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

10 mijë aplikime për subvencione, fermerët nxitojnë, afati deri më 25 qershor

Publikuar më

spot_imgspot_img

Adem Lushi ka ardhur nga fshati Domje pranë zyrave AREB Tiranë për të qenë pjesë e skemës mbështetëse për të imtat.

“Kam ardhur nga stanet në Domje për të aplikuar. Kam 270 kokë dele dhe vij çdo vit këtu, pasi vetë nuk kam mundësi ta bëj në telefon”, tha fermeri Adem Lushi.

Ndryshe nga një vit më parë, forma e aplikimit këtë herë në portalin e-Albania është më e lehtë, pasi numri i veprimeve kompjuterike është përgjysmuar.

Për Skemën Kombëtare 2026 shumë veprime janë automatizuar dhe të dhënat që i vendos unë apo fermeri janë shumë të pakta, kjo për ta bërë sa më të aksesueshme për fermerët”, tha Gerantina Llanaj.

Për të qenë pjesë e kësaj thirrjeje, fermeri mund të përdorë edhe aparatin e tij celular, e pavarësisht kësaj pjesa më e madhe e tyre preferojnë të paraqiten pranë agropikave.

“Mjafton të hapim e-Albania dhe të ngarkojmë të dhënat, qytetin, masën që përfitojmë, numrin e llogarisë bankare dhe aplikimi kryhet me sukses. Zotëri, kësaj here për numrin e krerëve do të përfitoni më tepër para; nga 1200 lekë për kokë, tani do të merrni 1500 lekë për kokë”, tha Gerantina Llanaj.

Ndërsa për fermerët që janë nën 40 vjeç, për herë të parë do të kenë mundësi të përfitojnë 1 milion lekë të reja nëse ata vendosin të ndërtojnë një stallë apo të mbjellin një parcelë toke.

Artikujt e fundit

“Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë

Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat ku komentoi referendumin e zhvilluar të...

Hitaj takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, performanca, reagimi, shërbimi sa...

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Në GJKKO është mbajtur procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të...

Operacioni i SPAK, Braho jep detaje: 15 masa, janë sekuestruar rreth 1 milion euro

Kreu i SPAK, Klodjan Braho në konferencën e përbashkët për shtyp me Antimafian Italiane...

Më shumë