BallinaVendiKronikëPërvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në...

Përvetësonte të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë, Prokuroria e Sarandës lë në burg francezin që dërgonte mesazhe mashtruese

Publikuar më

spot_imgspot_img

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin francez me inicialet Z.K., i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Sipas hetimeve, dyshohet se i arrestuari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka përvetësuar të dhëna bankare të shtetasve shqiptarë përmes skemave mashtruese online.

Prokuroria bën me dije se veprimtaria kriminale dyshohet të jetë kryer përmes përdorimit të kartave SIM të regjistruara me identitete të rreme, si dhe dërgimit masiv të mesazheve mashtruese (phishing), të cilat paraqiteshin si njoftime zyrtare.

Në mesazhet e dërguara, qytetarëve u kërkohej të konfirmonin të dhëna përmes një linku të rremë, me përmbajtjen:

“POSTA SHQIPTARE: Paketa juaj AL91359200 i nënshtrohet tarifave doganore (55 ALL). Ju lutemi, konfirmoni dorëzimin në: https://aktivpostalb.com”.

Sipas organit të akuzës, përmes këtij mekanizmi dyshohet se janë përvetësuar të dhëna sensitive bankare të qytetarëve të ndryshëm.

Gjykata, me kërkesë të prokurorisë, ka vendosur më 26.05.2026 masën e sigurisë “Arrest në burg”, në bazë të nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë vijojnë.

Artikujt e fundit

Plagosje me armë në Tiranë, 34-vjeçari paraqitet në spital me plagë! Policia jep detaje

Një plagosje me armë është regjistruar pak para mesnatës të së mërkurës në Tiranë....

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Në të gjithë vendin, besimtarët myslimanë e kanë nisur...

E rëndë në Londër/ 27-vjeçari sulmon me thikë doktorin, dëshmitarët rrëfejnë horrorin: E godiste dhe qeshte

Një mjek është plagosur rëndë pasi u sulmua me thikë brenda repartit të urgjencës...

‘Më tradhtonte me shokun e fëmijërisë’/ Shqiptari që vrau gruan në Greqi rrëfen në gjykatë: U çmenda kur më tha se njëri nga fëmijët...

Kastriot Cenko, 42-vjeçari i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alba Cenko, në...

Më shumë