BallinaVendiKronikëU plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hitaj viziton punonjësin e...

U plagos gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, Hitaj viziton punonjësin e policisë te Trauma: Të jesh në shërbim të ligjit ka edhe sakrifica

Publikuar më

spot_imgspot_img

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, paraditen e sotme vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë së Korçës, i cili, së bashku me kolegun, gjatë përmbushjes së detyrës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, u dëmtuan si pasojë e përplasjes së qëllimshme të automjetit nga njëri prej personave që më pas u arrestua gjatë operacionit.

“Të uroj shërim sa më të shpejtë ty dhe kolegut tjetër, i cili fatmirësisht është më mirë dhe është larguar pranë banesës. Keni treguar përgjegjësi dhe profesionalizëm në kryerjen e detyrës.

Përmbushja e detyrës dhe e misionit tonë ka edhe rrezikun me vete, por kur kemi zgjedhur këtë mision, kemi marrë parasysh se të jesh në shërbim të ligjit dhe qytetarëve ka edhe sakrificë. E rëndësishme tani është të rikuperoheni plotësisht.

Sakrifica dhe përkushtimi i çdo punonjësi Policie do të vlerësohet maksimalisht nga unë, si Drejtor i Përgjithshëm, dhe do të jem përherë në krahun tuaj, sepse në këtë krah janë edhe qytetarët e ndershëm që na besojnë dhe na mbështesin.

Të shkuara dhe rri i qetë, sepse janë marrë të gjitha masat për trajtimin tuaj mjekësor dhe për trajtimin financiar nga Policia e Shtetit, pasi jeni dëmtuar në krye të detyrës”, u shpreh Hitaj.

Dy punonjësit e Policisë, në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, kanë konstatuar njërin prej personave të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kanë tentuar ta ndalojnë. 21-vjeçari, për t’i shpëtuar arrestimit, ka goditur qëllimisht automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit e Policisë, të cilët u dëmtuan si pasojë e përplasjes.

Gjatë operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy shtetasve 19 dhe 21 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e një 27-vjeçari, pronar i një lokali ku shitej lëndë narkotike dhe ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar cannabis sativa dhe kokainë, të ndara në doza, si dhe një tavolinë pokeri.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...